Sulmohet Kongresi amerikan nga mbështetësit e Trump/ Pence, Pelosi dhe kongresmenët vrapojnë për të shpëtuar (Foto-Video)

06/01/2021 21:14

Një sulm i paprecedentë ka ndodhur sot nga turmat ndaj Kongresit amerikan Capitol Hill, gjatë protestave në mbështetje të presidentit aktual Donald Trump.

Protestuesit me flamurët blu pro-Trump hynë gjithashtu me forcë në Dhomën e Senatit, ndërsa senatorët shiheshin që dilnin në panik të shoqëruar nga rojet e sigurisë. Zyrtaret e sigurise shiheshin me arme ne duar.

Policia është duke përdorur gaz lotsjellës brenda ambjenteve të Kongresit ndaj protestuesve të dhunshëm, të cilët godisnin dyert e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa mediat raportonin për të shtëna armësh rreth nderteses.

Zv. presidenti aktual Mike Pence, kryetar i Senatit, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u larguan nga ambjentet nga grupet e sigurisë.

Protestuesit kishin mbushur sallën e hyrjes së Kongresit në kupolën e Capitol, e cila është e mbushur me pikturat më simbolike të kombit.

Djali i presidentit Doland Trump i Riu, i ka bërë thirrje mbështetësve të ruajnë qetësinë, edhe pse më herët i kishte nxitur të marshonin drejt Capitol, ku ligjbërësit po çertifikonin votat elektorale për rivalin e tij.

Top Channel