Sulmi në Kongresin amerikan/ Republikanët distancohen nga Trump (video të zhvillimeve)

06/01/2021 22:22

Megjithë përdorimin e gazit lotsjellës dhe shkopave të gomës, policët nuk mund të ndalonin demonstruesit pro-trump shumë më të mëdhenj në numër.

Ndërkohë udhëheqja e partisë republikane ka refuzuar të mbajë anën e Trump teksa kreu i maxhorancës së Senatit, Mitch McConnell (Kentucky) tha se mohimi i konfirmimit të Biden dëmton demokracinë amerikane.

“Nëse zgjedhjet refuzohen nga pretendimet e palës humbëse, demokracia jonë hyn në një spirale vdekjeje, kombi ynë nuk do të pranojë asnjë palë zgjedhje të tjera”, tha McConnell në Senat.

Pas hyrjes së demonstruesve në ndërtesë, siguria e Kongresit amerikan dha alarmin që Përfaqësuesit të vendosin maskat e gazit, prej gazit lotsjellës të lëshuar kundër protestuesve.

Disa raportime të pakonfirmuara nga mediat flisnin për të shtëna brenda ndërtesës së Kongresit.

Në reagim ndaj ngjarjeve në Capitol Hill, kryebashkiaku i Uashington, Muriel Bowser ka urdhëruar shtetrrethim prej orës lokale 18.00

Top Channel