Dita e ujit të bekuar/ Presidenti Meta ndjek ceremoninë fetare ortodokse në Berat

06/01/2021 15:24

Ceremonitë e ujit të bekuar këtë vit u zhvilluan nën hijen e pandemisë Covid 19, ndaj të pakta ishin ceremonitë me hedhje kryqi. Në berat kryqi u hodh nga ura mbi lumin Osum ne një ceremoni ku ndodhej edhe presidenti i vendit Ilir Meta.

“Është kënaqësi e veçantë të zgjidhja sot qytetin e Beratit, këtë qendër mijëravjeçare të qytetërimit tonë, për të festuar dhe uruar, ditën e Ujit të Bekuar”.

KORCA

dita e ujit të bekuar në Korçë është kremtuar ndryshe. ceremonia e hedhjes se kryqit ne ujë nuk është zhvilluar ndërsa bekimi i ujit është bere ne katedralen Ngjallja e Krishtit me një numër me te kufizuar besimtaresh. Ne simbolike te mbare sise dhe pastrimit te shpirtit besimtaret kane marre ujin te cilin sipas traditës e pine dhe spërkatin shtepite e tyre.

GJIROKASTRA

Në Gjirokastër  simbolika e festës që lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit  të besimtarëve prej mëkateve është mbajtur këtë vit brenda kishës së Lindjes së Krishtit në Gjirokastër për shkak të motit të keq me reshje .

Në fjalën e tyre para besimtarëve at Kristostomi dhe at Theodhori duke i ftuar besimtarët të marrin ujë nga uji i purifikimit kanë përcjellë mesazhe për më shumë dashuri, shpresë, durim dhe besim në Zot.

DURRES

Edhe në Durrës besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar. Këtë 6 janar, për shkak të pandemisë dhe shmangies së grumbullimit masiv të njerëzve mungoi ceremonia e hedhjes së kryqit në ujërat e detit Adriatik. Shërbesat kremtuese të pagëzimit të Krishtit dhe bekimit të ujit u kryen në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” me një pjesëmarrje më të kufizuar se zakonisht të besimtarëve.

VLORA

në det është hedhur kryqi në Vlorë , ku   kisha e Shen Todrit e organizoi ceremoninë  ne zonën e plazhit  te ri. Ne ujë u hodhën 3 te rinj ndërsa kryqin e det e kapi 18 vjecari Kristi Komini

Top Channel