Blerësit në Britaninë e Madhe kanë filluar të zbrazin raftet e supermarketeve, për të marrë përsëri ushqime, perime të freskëta dhe oriz ndërsa Anglia hyn sot në bllokimin e saj të tretë kombëtar.

Boris Johnson njoftoi kufizimet e bllokimit natën e kaluar dhe vetëm disa orë më vonë, blerësit po nxitojnë për t’u furnizuar me sendet thelbësore.

Bllokimi i tretë ka bërë që britanikët të fillojnë përsëri “blerjen e panikut”.

Supermarketet në Londrën lindore, u boshatisën nga sende të caktuara, përfshirë orizin dhe letrën higjenike, vetëm një orë pasi u njoftua bllokimi.

Dhe blerësit në Manchester, Birmingham dhe Watford u panë duke blerë gjërat e domosdoshme me shumicë këtë mëngjes, pasi bllokimi i ri hyri në fuqi.

Dyqanet thelbësore do të qëndrojnë të hapura për gjashtë javët e ardhshme, por britanikëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Natën e kaluar, blerësit u ankuan se ishin bllokuar në radhë ndërsa shumë u përpoqën të bënin porosi në internet.

Dhe këtë mëngjes, ishin gati 15,000 njerëz në radhë në faqen e internetit të Ocado.

Një blerës i zemëruar shkruajti:”Është mars 2020 përsëri!!“.

Shkollat janë mbyllur në Angli, Skoci dhe Uells, ndërsa Irlanda e veriut do të ketë një periudhë të zgjatur mësimi në distancë. Rregullat në Angli do të zgjasin deri në mes të shkurtit; ato në Skoci do të rishikohen në fund të janarit. Sidoqoftë, ka edhe zëra se kufizimet do të vazhdojnë deri në mars.

Kryeministri britanik, Boris Johnson paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë më të vështirat që e presin vendin.

Ky vendim vjen pasi Britania e madhe raportoi një rekord prej 58784 raste të hënën si edhe 407 viktima të reja. Johnson tha se spitalet janë vendosur nën një presion të jashtëzakonshëm për shkak të covid-19 dhe urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ndërsa sqaroi se shkollat dhe universitetet do të kalojnë te mësimi në distancë në pjesën më të madhe.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA