Opozita: Taksa duhet në 9 përqind/ Edhe LSI ka ndryshuar qëndrim për taksën 23% për shtresën e mesme

05/01/2021 15:38

Taksim i sheshtë apo progresiv! Ky pritet të jetë një nga debatet më të nxehta të fushatës elektorale. Demokratet kërkojnë ndryshimin e sistemit te taksimit dhe rikthim te taksës se sheshte 9 përqind.

Dorian Teliti, shefi i kabinetit të kreut të PD: Një nga hapat e parë është rikthimi menjëherë në taksën e sheshtë 9 përqind për takimin mbi të ardhurat personale, për pagën mbi 300 mijë lekë të  vjetra, pasi 300 mijë lekëshi i parë s’do paguajë asgjë dhe njëkohësisht rikthimi mbi taksimin e sheshtë po në masën 9 përqind për çdo lloj të ardhure tjetër njëkohësisht për tatim fitimin. Kjo do jetë çlirim për qytetarët, biznesin dhe ekonominë. Paratë e tyre do qëndrojnë në xhepin e tyre.

Aleancat në këto zgjedhje kane ndryshuar dhe bashke me to edhe qëndrimet. LSI e cila bashkoi kartonët në 2013 me socialistet tashmë është kundër taksës progresive.

Përparim Spahiu, drejtues politik i LSI për Tiranën: Nuk është se ishim aq agresiv sa ta ndalonim dhe ata e mbrojtjen ne fanatizëm atë takse të kthyer tashme në dëm kolateral për ekonominë shqiptare. Ne sot jemi në marrëveshje politike me PD-në, por  kemi rënë dakord për taksë të sheshtë.

Opozitaret vlerësojnë se shtresa mesme është me e goditura nga taksa e padrejte e punës ndërkohe te prekur janë dhe ata të cilët nga pamundësia ekonomike bëjnë dy pune.

Përparim Spahiu: Do të demotivojë njerëzit të bëjnë punë të dyta pasi shkon përtej kësaj. Taksohet puna, të ardhurat bruto deri 23 përqind, ndërkohe tatimi për koorporatat është me 15 përqind. Këtu bie teoria e ndershmërisë së pagesës së tatimit. Ka pasur efekte negative.

Dorian Teliti: Është konstatuar dhe nga institucionet ndërkombëtare, rëndësia që i është bëre shtresës së mesme ka qenë vrastare. Taksohen profesionet e lira, njerëzit e arsimuar, mjeket avokatet, inxhinieret. Taksohet ata që kanë investuar për të marrë një arsimim dhe sot çdo qindarkë e tyre taksohet me 23 përqind.

Mazhoranca i ka duart e lidhura  nuk mund te ule taksa para zgjedhjeve, por edhe nëse premtohet rishikimi i  saj kjo do ndodhte vetëm për arsye elektorale thonë opozitaret.

Top Channel