Vaksina po përdoret për qëllime elektorale’- debat në Open mes dy mjekëve

04/01/2021 21:54

Sonte starton Open për vitin 2021, ku emisioni i parë është kushtuar ardhjes së vaksinave. Qeveria dha lajmin se në Shqipëri po vijnë 500 mijë vaksina të Pfizer.

Mjeku i njohur, Petrit Vargu tha në Open se kjo është një shifër e vogël, thuajse e papërfillshme pasi një shifër e tillë nuk jep mundësi për mbulimin e shtresave të siguruara.

Kjo shkaktoi një debat të fortë mes ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja dhe mjekut të njohur Petrit Vargu.

Pjesë nga debati:

Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.

Koja: Po çfarë propaganda po thua more zotëri.

Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.

Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën. Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.

Vargu: Këto janë vendime politike.

Koja: E ka vendosur komiteti e ekspertëve.

Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se sa votojnë majtas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA