Tirana në merkato/ Do prezantohet futbollisti i ri para ndeshjes me Bylisin

04/01/2021 19:56

Tirana do të prezantojë futbollist të ri përpara ndeshjes me Bylisin.

2020-a ka qenë padyshim një vit i vështirë për të gjithë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Tefik Osmanin, i cili e nisi si futbollist vitin e kaluar dhe fitoi titullin me Tiranën, ndërsa e mbylli vitin si drejtor teknik i bardhebluve. Për Top Channel ai tregoi ndryshimet mes jetës si futbollist e si drejtor, sa mbështetëse ka qenë familja në këtë periudhë dhe mbi të gjitha tregoi hapat që Tirana do të hedhë në këtë merkato ku prezantimi i parë do të bëhet përpara ndeshjes me Bylisin.

Duket sikur angazhimet e reja, Osmanin po e mbajnë larg familjes.

E pohon Osmani, Tirana prezanton futbollist përpara ndeshjes me Bylisin.

Top Channel