Pamje tronditëse/ Nga njollat e gjakut te flokët e Zhanetës, brenda shtëpisë ku u vranë dy motrat, rrëfimi rrëqethës i djalit 14-vjeçar

04/01/2021 14:22

Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë në vigjilje të vitit 2021 në zonën e Astirit, në Tiranë, kur 59-vjeçari Përparim Ademi vrau bashkëjetuesen e tij Zhaneta Metani dhe motrën e saj Kristina Bardhi.

Ngjarja ndodhi në sytë e djalit 14 vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit. Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, ai ka treguar me detaje se si ndodhi krimi i rëndë dhe tregon tmerrin që ka përjetuar.

Ai tregon se fillimisht Përparimi ka vrarë mamanë e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe tezen.

“Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë. Ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm”, shton më tej 14-vjeçari.

Pjesë nga intervista:

Si ndodhi ngjarja?

Ishte një tmerr i vërtetë munda të shikoja çdo gjë që ndodhi. Ra zilja shkova për të parë te syri dhe shikoj një me kapuç që ishte nipi i tij dhe më pas tezja ime cohet nga tavolina dhe më thotë largohu nga dera, hap derën dhe në moment donte të mbyllte derën por nuk kishte forcë, e ndihmova të mbyllte derën. Ai kishte hyrë brenda, ishte shumë vonë.

Kishte armën, breshëri mamasë time, thjesht i ra në breshëri, gati shumicën i ka ngrënë tezja ime, ndërkohë që mamaja ishte e vdekur pa puls në vend ai vazhdonte të qëllonte, siç e shikoni nga vet faktet, vendi ishte plot me gjak. Ra në tokë e vdekur, gjithashtu edhe tezja ime. Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot vetën, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe mbajti armën e tij në fyt dhe donte të vriste veten. Mesa duket ka dashur që të trembë mua

A pate ndonjë bashkëbisedim me autorin?

Jo nuk pata, ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm

Shkëmbyen ndonjë fjalë me tezen dhe mamin ?

Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë.

La armën e zjarrit aty dhe u largua.

Në atë foto ndodhet tezja ime që vdiq dhe mamaja ime, dhe është autori që kreu vrasjen.

FOTO GALERI
14/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA