Rojat revolucionare të Iranit kanë konfiskuar një anije koreano-jugore, pasi ka ndotur ujërat e gjirit Persik me kimikate në mesin e tensioneve në rritje mes Iranit dhe SHBA-së, gjatë ditëve të fundit të presidencës së Donald Trump.

Agjencinë iraniane të lajmeve publikuan foto që tregonin anijet e rojave revolucionare që shoqëronin anijen koreano-jugore që mes pjesëtarëve të ekuipazhit ka edhe shtetas koreanojugorë, indonezianë, vietnamezë dhe nga Myanmar-i, që janë arrestuar. Anija po mbahet në një port iranian.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut kërkoi që anija të lihej menjëherë e lirë dhe tha se forcat koreano-jugore të vendosura në ngushticën e Hormuzit, janë dislokuar në zonë. Incidenti ndodhi para një vizite të paralajmëruar të zëvendësministrit të Jashtëm të Teheranit dhe përkundër tensioneve në rritje mes Iranit dhe administratës Trump.

Të hënën, Irani rifilloi pasurimin e uraniumit në mbi 20 për qind pastërti në një shkelje domethënëse të marrëveshjes bërthamore të 2015-ës duke reduktuar kohën se kur ai do të arrijë në nivel arme.

Top Channel