Fushat e golfit të Donald Trump, në Skoci, kanë raportuar sërish humbje domethënëse që kapin një total prej 3,7 milionë eurosh, pavarësisht disa sinjaleve të para për fitime në resortin kryesor të tij në vend, Turnberry.

Llogritë e përvitshme për kompaninë mëmë të Turnberry-t, golf recreation Scotland, tregojnë se hoteli luksoz dhe resorti i Golfit në Aurshire humbi 2.5 milionë euro në 2019 pasi u shpenzuan para për ristrukturimin e ambienteve. Javën e kaluar u bë e ditur se edhe fusha e parë e golfit e Donald Trump në Skoci, në veri të Aberdeen-it humbi 1.2 milionë euro dhe kërkoi një hua prej mbi 1.3 milionë eurosh nga fondi familjar i Trump-it, për të vijuar punën.

Pavarësisht humbjeve, Turnberry kishte raportuar fitimet e para nën pronësinë e Trump prej 355 mijë eurosh dhe nisi të shlyente edhe këste të huasë 127 milionë euroshe të marrë nga presidenti, për të parën herë.  Por më pas, financat filluan të binin.

Ndërkohë që pandemia e koronavirusit, që dy herë çoi në mbyllje të detyruar të resorteve, dhe rënia e vizitorëve të huaj, do të ketë pasoja të rënda në të ardhurat dhe fitimet e 2020.

Top Channel