Pensionistët, gjyshërit, prindërit tanë janë dhe do të vazhdojnë të përbëjnë një element të rëndësishëm, në edicionet tona të lajmeve.

Viti 2020 ishte i vështirë veçanërisht për ta. Kur i pyesim njerëzit e moshës së tretë, na thonë se shëndeti qëndron mbi të gjitha. Është si 1-shi. Gjithçka tjetër janë si 0 pas tij.

“Sa më shpejt të ikë kjo pandemi, të na qetësojë.

Tavolina do ketë gjelin e detit, bakllavanë.

As nipër, as mbesa jemi të ndarë këtë vit.

Jemi të ligështuar, ca nga pandemia, ca nga tërmeti, fëmijët i kemi larg.

Do jetë më mirë besoj dhe uroj, ky vit i ri.

“Kovikti” nuk ka hyrë në shtëpinë tonë.

I them “kovikti”, se e kam inat.

Shëndet paçin shqiptarët, se të tjerat i rregullon vetë po pate shëndet.

Unë jam mjeke, e kalova Covidin. E kurova vetë veten. Mjekët, infermierët, policët, ju gazetarët, ishit grupet më të sakrifikuara këtë vit. Shëndet të gjithëve! Gëzuar!”.

Top Channel