Foto-Lajm/ Atmosferë fantastike në të gjithë botën, si u prit Viti i Ri 2026 01/01 09:32
Italia synon të vaksinojë 10 deri në 15 milion njerëz kundër COVID-19 deri në muajin prill, tha këtë të mërkurë kryeministri Giuseppe Conte, duke shtuar se ai pret që vaksina të ketë ndikim në ndalimin e përhapjes së pandemisë në fund të pranverës.
“Ne do të shohim një efekt të rëndësishëm me 10 deri në 15 milion njerëz të vaksinuar, jo para prillit”, u tha Conte gazetarëve në konferencën për shtyp të fundit për këtë vitit.
Operatorët shëndetësorë dhe të moshuarit do të marrin vaksinat e para të koronavirusit në Itali. Ata do të ndiqen nga qytetarët me sëmundje kronike.
Burimi: Reuters
Top Channel