Vazhdojnë radhët e pensionistëve/ Marrin shpërblimet mes shiut dhe pa masa anticovid

29/12/2020 12:20

Pensionistët ende i gjen në radhë për të marrë shpërblimet e fundvitit që po jep qeveria.

Por edhe sot i gjetëm ata pranë një dege të postës këtu në Tiranë, mes shiut por edhe pa respektuar asnjë masë antikovid.

TCH nuk mori asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet për të reduktuar radhën, ndërsa mosha e tretë është ajo më e rrezikuar nga COVID-19.

 

 

Top Channel