“Tashmë mund të festojmë”/ Fitoi betejën me Covid-in pas 61 ditësh, deputeti Përmeti dedikim emocionues bashkëshortes

29/12/2020 11:38

Pas 61 ditësh, deputeti Andi Përmeti ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin.

Në ditën e lindjes së bashkëshortes, përmes një postimi në Facebook, Përmeti shprehet se sot kanë shumë për të festuar. Teksa ka publikuar një fotografi përkrah saj, deputeti shkruan:

“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec! Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende, por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha, ndersa maska dhe veshja antiCovid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment”.

Më tej dedikimi vazhdon:

“Ti ia dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane! Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku ia dolem. Tashme mund te festojme! Gezuar!”

FOTO GALERI
2/4

Top Channel