Tapë në timon, dhunë ndaj gruas, kokainë/ Arrestohen 7 persona në Tiranë, ndalohet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim

29/12/2020 11:02

Është kapur dhe ndaluar në Tiranë, një 40-vjeçar i shpallur në kërkim, si dhe janë arrestuar në flagrancë edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Kështu u ndalua I.Q., 40 vjeç, sepse me Vendimin Penal, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Nga ana tjetër, Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.68 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Në pranga ra edhe A.G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Shapatini”, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: V.C., 23 vjeç, F.T., 29 vjeç, H.K., 28 vjeç, N.D., 39 vjeç dhe T.K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel