Erë e fortë në Korçë/ Raportohen probleme! Ndërpritet energjia në disa zona, rrëzohet një plep në rrugën nacionale

29/12/2020 10:16

Era e fortë ka krijuar probleme në disa zona në qarkun e Korçës.

Raportohet për ndërprerje të energjisë në fidrin 3 të nënstacionit Ersekë, në nënstacionin e Lozhanit, i cili furnizon me energji disa fshatra të Njësisë Administrative Moglicë, si dhe në zonën e Lekasit, Leshnicë, ku nga ana e OSh,E.E janë ngritur grupet e punës dhe po punojnë në terren për eleminimin e defekteve.

Në fshatin Mollas të Njësisë Administrative Mollas, Bashkia Kolonjë, saktësisht në rrugën nacionale, nga era e fortë është rrëzuar një plep, ku nga ana e MZSH-së Kolonjë u morën masat për prerjen e tij dhe largimin nga rruga.

Top Channel