“Makth” i bardhë në Nju Jork dhe paralajmërime për stuhi dëbore, anulime fluturimesh dhe rekomandime për të kufizuar udhëtimet Siç edhe pritej, Britania për shkak të rritjes eksponenciale të rasteve të infektimeve, prej të hënës e ka kaluar me afro dy mijë veta më shumë kulmin e infektimeve gjatë valës së parë të pandemisë në muajin prill.
20.426 veta janë duke u trajtuar nëpër spitalet britanike, krahasuar me 18,974 personat e regjistruar në 12 prill. Këto shifra kanë bërë që Britania, sipas zyrtarëve më të lartë të shërbimit shëndetësor kombëtar, të deklarojnë se vendi aktualisht është në “syrin e ciklonit” të pandemisë. Mbi 41 mijë raste u shënuan ditën e djeshme, pa llogaritur këtu shifrat e Skocisë dhe Irlandës, dhe mbetet të shihet sa do jenë këto shifra sonte në mbrëmje, ku me siguri matematikore do jenë një rekord i ri.
Shumica e infektimeve mendohet se janë shkaktuar nga shtama e re e koronavirusit, një mutacion i zbuluar në Britani dhe që është përhapur edhe në vende të tjera, edhe pse nuk dihet origjina fillestare e tij.
Infektimet janë aq të mëdha dhe shtrimet respektivisht saqë pacientët tashmë po kurohen nëpër autoambulanca për shkak të mungesës së vendeve dhe shtretërve nëpër spitalet e vendit sidomos në Londër. Ndërkohë spitalet fushore të ngritura në pranverë rreth 7 syresh me një vlerë që kapi 220 milionë sterlina, kanë mbetur bosh për shkak të mungesës së stafeve mjekësore dhe janë duke u çmontuar, në një shenjë të re të paaftësisë së menaxhimit të pandemisë, ku qeveria e kryeministrit Boris Johnson është shndërruar në epitomi të saj.
Top Channel