Anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja pritet të betohet sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, një ditë pas emërimit.

Përmes një njoftimi, Presidenca bën me dije se zonja Sonila Bejtja është thirrur sot, në orën 12:30.

Sonila Bejtja, të vetmin angazhim si juriste ka atë të punës si notere, që prej vitit 2001. Pjesa më e madhe e eksperiencës së saj është në shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentesh.

Noterja ishte përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Top Channel