Deputeti Myslimi Murrizi do të ankimojë ditën e nesërme në Gjykatë Kushtetuese Kodin Zgjedhor në orën 11.00.
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do ankimojë nenin 163 të kodit të ri Elektoral, pasi Murrizi ka kundërshtuar herësin për ndarjen e mandateve të vendosur në Kodin e ri Zgjedhor. Neni 163 lidhet me herësin që përftohet nga pjesëtimi dhe nëse ai është një numër me mbetje dhjetore, merret numri i plotë më i afërt.
Kjo është padia e parë nga një parti politike e sapokrijuar pas bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese.
Lëvizja Demokratike Shqiptare pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, pasi kryetari i saj e sheh me rezerva bashkëpunimin me dy ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike.
Kreu i LDSH-së ka refuzuar rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili kërkoi vetëpërmbajtje nga kryetarët e partive për të mos kandiduar në 4 zona elektorale teksa konfirmon se Tirana dhe Fieri janë dy zgjedhjet e sigurta të tij.
Top Channel