“Jetoj çdo ditë me frikë”/ Rita Ora rrëfen historinë e trishtë

28/12/2020 10:46

E ëma e Rita Orës, Vera Ora u diagnostikua me kancer gjiri 15 vite më parë, kur ishte 39 vjeçe. Lufta e saj me kancerin ka qenë e vështirë dhe duket se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe te vajza e saj.

Rita  ka treguar për “The Sun” se që prej asaj kohe jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe shkoi u kontrollua. Unë kam bërë testin e trashëgueshmërisë së kancerit të gjirit dhe testin e gjenit e për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi sërish kontrollohem rregullisht”, rrëfehet artistja.

Më tej shton:

“Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA