Ilirian Celibashi, komisioner shtetëror i zgjedhjeve e quajti votën e emigrantëve si një proces delikat megjithatë tha se KQZ në ditën në vijim do të ketë gati projekt vendimin se si do të jetë lista e emigrantëve votues.

E ndërsa KQZ po mundohet të garantojë votën e emigrantëve zoti Celibashi apeloi që ata të regjistrohet paraprakisht për ta patur mundësinë e shprehjes së vullneti të tyre.

Përmes këtij deklarimi numri një i KQZ, indirekt korrigjoi deklaratën e një jave më parë të ministrit për diasporën Pandeli Majko, i cili surprizoi kur tha në mbledhjen e Nënkomisionit për Diasporën dhe Emigrantët, mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.

Çdo emigrant shqiptarë përmes portalit e-albania i duhet të bëjë deklarimin e adresën. Pas hapjes së një llogarie në e-albania, shkohet në seksionin Familja nga ku përzgjidhet seksioni deklarimit të adresës së shtetasit që jeton jashtë Shqipërisë.

Hapi tjetër është përdorimi këtij shërbimi përmes Krijimit të Aplikimit të Ri e më pas plotesimi formularit të posaçëm, ku kërkohen të dhënat e shtetit ku banon dhe adresa e saktë. Ky regjistrim nuk ka asnjë kosto, është falas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA