Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani pritet të përgjigjet për paqe: Po shqyrtohet propozimi 27/03 19:26
Norvegjia do të zgjasë ndalimin e fluturimeve nga Britania deri më 30 dhjetor deri në orën 16.00, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të virusit korona, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Norvegjisë.
Mundësia mbetet që ndalimi të zgjatet pas Vitit të Ri, tha ministria në një deklaratë, raporton Reuters.
Duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera evropiane, Norvegjia ndaloi udhëtimin nga Britania më 21 dhjetor pas lajmit se një variant i ri i virusit korona që u shfaq në vend po përhapet me shpejtësi.
Top Channel