“Kollë, temperaturë, këputje trupi”/ Zëvendësministri i Mbrojtjes infektohet me Covid-19

27/12/2020 09:25

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Koçi bën me dije se ka temperaturë dhe kollë të fortë, teksa u kërkon të gjithë personave që kanë patur kontakt me të 4 ditë më parë, të bëjnë kujdes.

“Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillimvitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve. Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, një këputje trupi, ilaçe, gjilpera, cajra etj na shoqërojnë ditët. Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza. U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes. Ju uroj shendet miqte e mi! #distancehigjienemaske”, shkruan zëvendësministri i Mbrojtjes.

Top Channel