Italia raportoi 261 vdekje të lidhura me koronavirusin të shtunën krahasuar me 459 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Numri ditor i infeksioneve të reja u rrit me vetëm 10’407 nga 19’037 një ditë më parë. Numri i rasteve në Itali që nga fillimi i epidemisë është tani 2’010’037. Të enjten ajo u bë vendi i tetë në botë që tejkalon shifrën prej 2 milionë rastesh të regjistruara zyrtarisht.

Numri i testeve me shtupa të kryera një ditë më parë ishte 81’285 nga 152’334 të enjten, tha Ministria e Shëndetësisë. Italia, vendi i parë perëndimor i goditur nga virusi, ka raportuar 70’909 vdekje që nga 21 shkurti, numri më i lartë në Evropë dhe i pesti më i larti në botë.

Pacientët e shtruar me COVID-19 janë 23’304, ose 98 më pak krahasuar me një ditë më parë. Në gjysmën e parë të nëntorit, kur vala e dytë e epidemisë në Itali po përshpejtohej, shtrimet në spitale rriteshin me rreth 1’000 në ditë.

Top Channel