Gjermania nis vaksinimin anti-Covid, injektimi i parë bëhet te një grua 101 vjeçe

27/12/2020 10:22

Vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Evropian të njoftuar për nesër.

‘’Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar’’, tha Tobias Kruger, drejtori i shtëpisë për të moshuarit’’ në Halberstadt, ku filloi sot vaksinimi.

Ai tha se 40 nga 59 përdoruesit e shtëpisë ishin vaksinuar, së bashku me dhjetë nga rreth 40 punëtorë, duke përfshirë edhe atë, raporton AP.

Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla. Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

Deri më tani, 1,627,103 njerëz janë infektuar në Gjermani dhe 29,422 njerëz kanë vdekur.

Top Channel