Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët u dërguan në spitalin e qytetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnje, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel