Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.012 mostra të marra, prej të cilëve rezultojnë 215 raste pozitive.

Sipas institutit të shëndetit, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 50.620 raste nga 179.402 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.309 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.749. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e institutit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA