Zgjedhjet ne qeverinë e prokurorëve/ Afati mbyllet më 31 dhjetor, vetëm një prokuror është në garë

26/12/2020 15:20

Përpara se politika të çelë fushatën për zgjedhjet parlamentare, janari i 2021 do të nisë me një fushatë krejt tjetër  që i përket qeverise së prokurorisë.

Gati 300 prokurorë aq sa kanë mbetur deri më tani, në një situatë të pazakontë covidi  do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur dy anëtarë të KLP, vende të mbetura bosh prej muajsh pas shkarkimit të ish anëtarëve Besnik Cani dhe Arben Dollapaj.

Por teksa afati për të dorëzuar dokumentet mbyllet në 31 dhjetor, deri në këto momente ka hedhur dorashkën në jeteë gare vetëm një prokurore. Sipas burimeve të TCH prokurorja e Vlorës Elona Alvora është emri i parë  i zyrtarizuar , pasi kryeprokurori Olsian Cela rihapi në 21 dhjetor procedurën e konkurrimit. Por burime jo zyrtare tregojnë se pritet të hyjnë në garë për në KLP dhe Eloida Goxhaj, prokurore në Berat dhe Zeqir Hoda prokuror në Tiranë.

Sido që të jetë të interesuarit kanë kohë deri ditën e fundit të këtij viti, për të përveshur më pas mëngët për fushatën mes kolegëve . Në thirrjen e prokurorit të përgjithshëm ftesa ju drejtua edhe prokuroreve të SPAK, të cilët pavarësisht ofertës do të shikohet nëse kanë prioritet hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar apo pas një viti në SPAK, kanë  ambicie për të qenë pjesë e qeverisë së akuzës.

Për shkak të pandemisë dhe meqenëse ndalohen grumbullimet siç dhe do jetë mbledhja e  përgjitshme e prokurorëve për këtë rast,  KLP vazhdon me nëntë anëtarë prej muajit mars. Mbetet e paqartë se si prokurorët do ta mbajnë mbledhjen e përgjithshme dhe si do votojnë ata, në mënyrë që mos të shkelet akti normativ i ekzekutivit mbi masat kufizuese anticovid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA