Varianti i ri i covid/ Më shumë raste të reja në Evropë

26/12/2020 16:17

Spanja ka konfirmuar katër raste të variantit më infektues të koronavirusit të identifikuar në Britaninë e madhe, duke u bërë vendi më i fundit evropian që e bën këtë.

Infektimet, të gjitha në Madrid, janë të lidhura me udhëtarë që së fundi janë kthyer nga Britania. Më herët gjatë ditës, Franca konfirmoi rastin e parë me këtë variant të virusit, edhe ai i kthyer nga Britania kohët e fundit, por asimptomatik dhe i izoluar tashmë në shtëpinë e tij. Danimarka dhe Holanda kanë raportuar po ashtu raste ditët e shkuara ndërkohë që edhe Italia flet për të paktën dy raste.

Edhe Japonia raportoi të premten vonë se pesë persona janë vendosur në karantinë pasi është konfirmuar se ata janë prekur nga varianti i ri. Të pestë ata kanë hyrë në Japoni para se vendi të vendoste ndalimin e përkohshëm për vizitorët e huaj. Raste të infektimit me këtë variant të ri koronavirusi ka raportuar madje edhe Australia.

Detajet për këtë variant të ri koronavirusi të shfaqur në Angli, u dhanë një javë më parë duke cuar menjëherë në ndalime udhëtimi për britanikët nga dhjetëra vende. Shkencëtarët thonë se varianti i ri është shumë më i transmetueshëm se ai i mëhershëm por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm.

Top Channel