Ushtria polake dhe zjarrfikësat francezë ndihmojnë në zhbllokimin e kamionëve në Britaninë e jugut (Fotot)

26/12/2020 15:28

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes tregtare të ndarjes me BE, zjarrikësat francezë dhe ushtria territoriale polake erdhën në Angli për të ndihmuar me testimet Covid-19.

Stafi evropian i ndihmës erdhi për të reduktuar radhën e kamionëve në Kent të krijuar prej një jave pas vendosjes së ndalimit të udhëtimit me Francën, ku shumica e shofereve jane nga vendet e BE.

Në një shfaqje spektakolare solidariteti, më shumë se 10,000 teste koronavirusi u kryen prej ditës së Krishtlindjes me qëllim kalimin e shoferëve të huaj në kanalin Pas De Calais drejt Francës.

Ministria britanike e mbrojtjes tha se 4,500 kamionë kishin kaluar ngushticën deri mëngjesin e të shtunës dhe numri i tyre pritej të ritej me çdo orë që kalon.

Polonia ka quajtur operacionin e ndihmës në Britani “Zumbach”, sipas pilotit të Luftës së Dytë  Botërore Jan Zumbach, i cili ka luaftuar në Betejën e Britanisë.

Ambasadori gjerman në Britani Andreas Michaelis, tha se disa shoferë gjermanë kishin arritur të ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar në Kent.

FOTO GALERI
1/19
Një ditë pas arritjes së marrëveshjes tregtare të ndarjes me BE, zjarrikësat francezë dhe ushtria territoriale polake erdhën në Angli

Top Channel