Turqia neutralizon 5 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

26/12/2020 11:54

Forcat turke të sigurisë neutralizuan pesë terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Sipas Anadolu Agency, ministria tha se terroristët u përpoqën të infiltroheshin në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”. Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Ndërkohë, gjithashtu ka ndodhur një përplasje në rajon midis terroristëve të YPG/PKK-së dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin paqësor të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Grupet terroriste, veçanërisht YPG/PKK, shpesh përpiqet të depërtojë dhe të sulmojnë në këto zona për të prishur paqen dhe stabilitetin e rikthyer nga Turqia.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë e saj siriane.

Top Channel