Shumë familje dhe biznese në Bulqizë këtë vit do të kenë mungesa në tryezat e tyre gjatë ndërrimit të viteve .

Edhe pse çmimet kanë pësuar ulje,tregtarët thonë se mungesa e shitjes lidhet me rritjen e varfërisë por një rol të veçantë këtë vit ka luajtur edhe mbyllja e minierave për shkak të uljes së çmimit të kromit si dhe mungesës së tregut ndërkombëtar.

“Varfëria në Bulqizë ka detyruar edhe moshat e treta të dalin të shesin në treg për të siguruar bukën e gojës….jam 66 vjeçe dhe as lekët e rrugës nuk po nxjerr”, tha ajo.

Në Bulqizë shumë prej banorëve shprehen se tryezat e tyre në ndërrimin e viteve do të jetë shumë e dobët, me të prekurit janë minatorët e papunë dhe pensionistët.

“Kam tre muaj pa marrë rrogën shprehet një nga minatorët dhe nuk kam mundësi ta festoj Vitin e Ri”, thotë minatori.

Top Channel