Foto ilustruese

Lokali në pronësi të Gjovalin Prendi është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Pllanë të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokal. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur sulmin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Lezhë/ Informacion paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës  06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  Gj.P.  Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.  Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.

Top Channel