Një 62-vjeçare është plagosur ditën e sotme pasi u përplas nga një makinë në fshatin Kollonjë të Lushnjes.

Ajo ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:10, në fshatin Kollonjë, Lushnje, shtetasi A. B., duke drejtuar mjetin tip “Renauld” ka aksidentuar shtetasen F. M., 62 vjeçe e cila ndodhet ne Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel