Maas për Ballkanin Perëndimor: Jemi të fundit që frenojmë në BE

26/12/2020 13:53
Ministri i Jashtëm, Heiko Maas

Gjashtë muajt e presidencës gjermane e gjetën në një kohë të trazuar Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, në bilancin e tij për DW, ndër të tjera, vlerëson vendet e Ballkanit për progresin e madh në vitet e fundit.

Duke folur për ngecjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, por edhe të liberalizimit të vizave për Kosovën, Maas thotë se Gjermania, është e fundit që frenon në BE për këtë temë.

“Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses”, tha ai duke vlerësuar më pas vendet e Ballkanit perëndimor për progresin e arritur vitet e fundit.”

“Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë”, thotë Maas.

Ministri i jashtëm gjerman ndalet në intervistën e tij për DË edhe në çështje të tjera si Brexiti, vaksinimi kundër koronavirusit, tensionet mes Greqisë e Turqisë në Mesdheun lindor etj.

 

Top Channel