Kërcënoi me thikë vajzën e i vodhi çantën, kapet 27-vjeçari në Lushnje

26/12/2020 11:32
Foto ilustruese

Një 27-vjeçar që kërcënoi me thikë një vajzë për t’i vjedhur çantën është kapur ditën e sotme në Lushnje.

F. D., 27 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë vodhi çantën me sende personale.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Vodhi çantën me sende personale të një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës, kapet dhe arrestohet autori nga Policia. Gjatë ditës së djeshme, njoftohemi se në afërsi të fshatit Dushk, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i ka marë çantën me sendet personale shtetases A. B., 25 vjeçe. Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. D., 27 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Top Channel