Katër të plagosur/ Sulm me armë zjarri në Berlin

26/12/2020 13:50

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me armë zjarri të ndodhur gjatë natës në Berlin.

Tre raportohet se janë në gjendje të rëndë. Sipas mediave lokale që citojnë raportet e policisë, gjithçka ka ndodhur pak para orës katër në lagjen Kreuzberg. Në vendngjarje kanë mbërritur shumë agjentë policie, dhe të mbështetur edhe nga helikopterë kanë nisur kërkimet për personat e përfshirë në konfliktin e armatosur.

Tre prej të plagosurve u është dhënë ndihma e shpejtë para një porte në Stresemannstrasse, jo larg selisë së partisë social demokrate.

Një tjetër person i lënduar është gjetur ndërkohë pranë një kanali në Landëehr. Sipas policisë, ai ishte hedhur në ujë vetë dhe ishte plagosur në këmbë. Kërkimet e policisë janë përqendruar rreth stacionit të metrosë Mockernbrucke.

 

 

Top Channel