30-vjetori i pavarësisë së Sllovenisë/ Ruçi uron kryeparlamentarin Zorčič

26/12/2020 12:58
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin sloven, Zorčič,për Ditën e Pavarësisë.

Ai thotë se Sllovenia është  partnere në NATO, avokate e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

 Me rastin e 30 vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit të Republikës së Sllovenisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal Ju shpreh urimet më të përzemërta. Shpallja e pavarësisë së Republikës së Sllovenisë nëpërmjet referendumit të 26 dhjetorit 1990 ishte një fitore e madhe e popullit slloven dhe hapi rrugën për përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit politik, ekonomik e shoqëror si edhe për rritjen e mirëqenies së popullit slloven. Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, Sllovenia ka shënuar arritje të pakrahasueshme në rrugën e saj drejt demokracisë, zhvillimit, proposperitetit dhe prestigjit ndërkombëtar. Sllovenia është sot një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe me një ndikim të dukshëm në zhvillimet rajonale, europiane e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sllovenia është një vend mik e partner i Shqipërisë, e cilaka  mbështetur anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe ka qenë e mbetet një avokate e integrimit europian të Shqipërisë dhe zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e Sllovenisë ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të vendit tonë. Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian në daten 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë, i bazuar  në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është rezultat edhe i mbështetjes së Skllovenisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë.”, shkruan Ruçi.

 

 

Top Channel