Top Channel prej disa javësh ka hapur sondazhin për të zgjedhur personazhin e vitit. Mijëra votues kanë përzgjedhur 10 personazhet më të votuar të cilët tani ne ju ftojmë që të votoni secili.

Më të votuarit nga ju deri më tani janë mjekët e spitaleve që po përballen me pandeminë covid. Por edhe personazhe të njohura të mjekësisë si zonja
Najada Çomo drejtuese e spitalit covid 1, Skënder Brataj drejtuesi i shërbimit të urgjencës, mjeku Tritan Kalo apo aq shumë i njohuri Pëllumb Pipero.

Në listën e më të votuarve janë edhe dy politikanë, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Votuesit kanë zgjedhur për të qenë në garë edhe të ndjerin Klodian Rasha, apo edhe protestuesit që shprehën revoltën për vrasjen e tij.

Por ju mund të votoni. Ju duhet të hyni në faqen e internetit të Top Channel e më pas të klikoni tek personazhi i vitit për të zgjedhur një nga të preferuarit tuaj.

Top Channel do ta shpallë personazhin e vitit në edicionet e lajmeve të datës 31 dhjetor.

Votoni këtu: https://top-channel.tv/personazh/

Top Channel