Terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi drejt policisë/ 45-vjeçari futet në sallën e operimit, policia ‘blindon’ spitalin

25/12/2020 12:47

Pas më shumë se 12 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavaja në fshatin Seltë të Elbasanit.

Pas thirrjeve për disa orë rresht për tu dorëzuar, Kavaja nuk ju është bindur urdhrave të policisë.

Në orët e para të mëngjesit ka hapur zjarr ndaj forcave të RENEA-s dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur. Nga detajet e para thuhet se 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar për në  në spitalin e Elbasanit.

Forca të shumta policie kanë blinduar spitalin si dhe derën e repartit të kirurgjisë.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan , vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel