Në Shqipëri deri më tani janë prekur nga covid 19, 54 827 persona.Disa prej tyre e kanë kaluar në formë të rëndë e të tjerë në formë të moderuar.

Por gjithsesi edhe pasi kanë kaluar covid ,shumë prej tyre ndihen të këputur, ndaj mjekët sugjerojnë që kujdesi me ushqimin dhe vitaminat duhet të vijojë për një kohë të gjatë deri sa organizmi i tyre të rifitojë gjendjen e mëparshme.

Ajo çfarë u vu re të paktën në fillim të pandemisë ,shumë persona që u prekën nga covid pësuan rënie në peshë dhe gjendja e depulesës tek ata zgjat edhe më shumë në kohë.

Dr Lekaj shpjegon se të gjithë ata të cilët mbajnë kontaktet me mjekun e tyre të familjes këshilohen edhe për një dietë ushqimore të shëndetshme pas covid.

Në lidhje me vitaminat disa mjekë sugjerojnë konsumin e sa më shumë frutave që përmbajnë vitamine C përshembull siç janë portokallet, limoni e mandarinat ndërkohë të tjerë këshillojnë plotësimin e nevojave që ka organizmi me suplementet pasi nga frutat nuk dihet se sa mund të përthithë organizmi .

Top Channel