Automatiku i autorit

I riu 19-vjeçar që qëlloi në ajër me automatik mëngjesin e sotëm në Korçë pas një konflikti, është arrestuar pasditen e sotme.

Djali u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz” dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatik, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e sotme ndodhi në lagjen nr. 17 ose siç njihet ndryshe si lagjja e Radanecit, ku E. S.  pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ Qëlloi në ajër me armë zjarri, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 17, Korçë. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 17, Korçë, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 19 vjeç, banues në Korçë. Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji. Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel