foto ilustruese

LAZARAT- Një 21-vjeçar është plagosur me thikë në Lazarat.

Bëhet e ditur se A. S., 25 vjeç, banues në Gjirokastër në lagjen “Kordhocë”, fshati Lazarat, ka goditur me thikë , për motive të dobëta,  E. M., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Autori është shpallur në kërkim, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Kordhocë”, fshati Lazarat, ka goditur me mjet mprehës, për motive të dobëta, shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel