Nëntë muaj hetime/ Vidhnin karburantin e makinave të parkuara në kantierin e ‘By Pass-it’ Vlorë, arrestohen 4 persona

25/12/2020 14:02
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët vidhnin karburant në zonën e Byppasit Vlorë.

Në kudër të operacionit të koduar “By Pass”, pas një hetimi 9 mujor u ekzekutuan masat e sigurisë arrest me burg për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme  në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Vlorë

Finalizohet pas një hetimi 9-mujor, operacioni policor i koduar “By Pass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë ”Arrest në burg”, si dhe u shpallën në kërkim 2 persona që nuk u gjendën gjatë operacionit.

U ekzektuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë.

U ekzektua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel