‘E zhdukur’ prej tri ditësh/ Zbulohen detaje tronditëse për fatin e foshnjës 11-muajshe në Turqi: I ati e shiti në këmbim të parave 13/09 22:50
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.
Punonjësit e njësisë zjarrfikëse në kryeqytet, duke u veshur me kostume të babagjyshit kanë vizituar spitalin “Simon Bolivar” dhe iu kanë shpërndarë dhurata fëmijëve që trajtohen këtu.
Në aktivitetin social që u zhvillua në prag të Krishtlindjeve, dhuratat iu dorëzuan fëmijëve përmes shkallëve të zjarrfikëse.
Fëmijët nga dritaret e dhomave të tyre e ndoqën me gëzim dhe emocione aktivitetin e shpërndarjes së dhuratave.
Top Channel