Itali/ Mbi 19 mijë të infektuar në 24 orët e fundit, humbin jetën 459 persona të infektuar me covid-19

25/12/2020 17:57

ITALI- Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 19.037 infektime të reja me covid-19.

Ndërsa numri i viktimave në 24 orët e fundit është 459, ose 6 më pak se një ditë më parë duke e çuar në 71.359 numri total të viktimave. Që prej ditës së djeshme më 24 dhjetor Italia është zonë e kuqe.

Numri  infektimeve në Itali që nga nisja e pandemisë së koronavirusit, ka shkuar në 2.028.354.

Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli. Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA