I kërcënon me thikë dhe iu grabit çantën çiftit, arrestohet 27-vjeçari në Lushnje (Emri)

25/12/2020 13:57

Një 27-vjeçar nga Dushku i Lushnjes ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

Fabjol Dedej është denoncuar nga një çift te rinjsh me pretendimin se i kishte kërcënuar me thikë dhe i kishte grabitur një çantë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas informacioneve 27-vjeçari kishte shkuar në tokat e tij dhe atje ka parë brenda një automjeti një çift. Pasi i është afruar, palët kanë debatuar mes njeri tjetrit dhe Dedej nën kërcënimin e thikës i ka kërkuar te largohen urgjentisht dhe u ka marrë sendet personale te çiftit.

Këta te fundit, pas ngjarjes kane njoftuar policinë, e cila identifikojë dhe ndaloi te dyshuarin pranë tokave te tij.

Top Channel