Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot një nga ditët e tyre më të rëndësishme siç është dita e lindjes së Krishtit, por këtë vit festojnë mes pandemisë dhe masave kufizuese.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos drejtoi meshën e Krishtlindje, ndërsa mbante vënë maskë, në Katedralen ”Ngjallja e Krishtit”.

Kujtojmë se një muaj më parë Kryepeshkopi u infektua nga COVID-19, ai u dërgua në Athinë për kurim me helikopter ushtarak grek, në një protokoll të veçantë.

Edhe pse në një moshë të madhe, 91 vjeç, kryepeshkopi arriti ta mposhte covid-19. Po ashtu në qershor të këtij viti, Janullatosi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak se pësoi një atak kardiak në zemër.

Mesha e sotme u mbajt me pjesëmarrje të vogël të besimtarëve ortodokse duke respektuar protokollet e sigurisë.

Në ceremoni u pas se veç Kryepeshkopit Anastas edhe gjithë përfaqësuesit e kishës ortodokse nuk e hoqën maskën për asnjë moment.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel