‘Elefantët e Krishtlindjes’ shpërndajnë maska për fëmijët gjatë celebrimeve në Tailandë (foto)

25/12/2020 17:40

Disa elefantë në Tailandë, të zbukuruar me ngjyrat e festës së Krishtlindjes mbanin me noçken e tyre shporta me maska, duke ua shpërndarë ato fëmijëve dhe shoferëve të makinave, si një iniciativë e veçantë festive.

Elefantët Sri Mongkon, 14 vjeç, Sri Raya, 6 vjeç, Peter, 15, dhe King Kaew, 18 u bënë pjesë e nismës në zonën qendrore të vendit për të rritur ndërgjegjësimin mbi kërcënimin e koronavirusit.

Kujdestarët e tyre me mjekra të bardha dhe kapele të plakut të Krishtlindjes, ishin të ulur duke kalëruar mbi ta, teksa lëviznin mes rrugëve të kryeqytetit Bangkok.

Nxënësja Laksaporn Loetpiriyakamol tha: “Ata janë të lezetshëm dhe shumë të mirë”.

Fëmijët e gëzuar të shkollës Jirasat Wittaya School në periferi të kryeqytetit, këndonin këngë Krishtlindjesh dhe bënin foto me kafshët, sipas traditës së përvitshme.

Pankhawlamai, i cili drejton parkun lokal të elefantëve, tha: “Këta katër elefantë janë këtu për të përfaqësuar Santa Claus-in tailandez, ata inkurajojnë njerëzit të mbajnë maska, të lajnë duart dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë”.

Gjatë viteve të fundit këta elefantë kanë vizituar disa shkolla deh zakonisht shpërndanin ëmbëlsira për fëmijët.

Por këtë vit kafshët, të cilat janë simboli i vendit aziatik, kanë ofruar maska në shportat e tyre.

12 vjeçarja Pacharamon Sukphiromsanti, që erdhi për të përshëndetur elefantët, tha: “Jam e gëzuar por dhe e trishtuar sepse elefantët nuk mund të shkojnë në shkollë për të mësuar”.

Rajoni i Ayutthaya, konsiderohet si qendra e kristianëve të Tailandës, i cili është me shumicë budiste.

Por jo të gjithë u zbavitën me shfaqjen e kafshëve teksa veterineri aktivist Jan Schmidt-Burbach, tha se përdorimi i elefantëve për spektakël publik është diçka e dyshueshme: “Në këtë mënyrë fëmijët i perceptojnë kafshët si diçka për t’u zbavitur, dhe jo si kafshë të egra që janë biologjikisht.

Tailanda ka rreth 70 milionë banorë dhe ka regjistruar javës që kaloi 5,700 raste koronavirusi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel