Tirana ka marrë një pamje krejt tjetër për festat e fundvitit.

Edhe pse është një vit ndryshe prej pandemisë së COVID-19 që ka pushtuar jo vetëm vendin tonë gjithë botën, atmosfera festive nuk mungon në rrugë. Gjatë darkës kryeqyteti merr  një pamje krejt tjetër, ndërsa dekorimet sjellin ndjenja të gëzuara e buzëqeshje në fytyrat e qytetarëve.

Dritat e verdha mbizotërojnë, ndërsa pema në sheshin “Skënderbej” është bërë më rrezatuese se në fillim.

Në shesh mungojnë lodrat e fëmijëve, të cilat kanë qenë çdo vit, por këtë vit për shkak të pandemisë nuk janë vënë për të parandaluar grumbullimet e qytetarëve, të cilat shtojnë rrezikun e përhapjes.

Ditën e sotme besimtarët e krishterë kanë festuar edhe Krishtlindjen edhe pse me rregulla të tjera. Mesha në kishë është mbajtur me pak persona dhe darka do të konsumohet në familjet e tyre të vogla, pa u mbledhur siç është bërë çdo vit.

FOTO GALERI
10/34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA